Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur sot t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë së re deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke i dhënë edhe më shumë kohë kësaj partie për të tentuar krijimin e shumicës parlamentare.
Në një konferencë për media, presidentja Osmani deklaroi se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërsa mandatarit Konjufca i janë dhënë 15 ditë për të formuar kabinetin qeveritar dhe për ta dërguar për votim në Kuvend.
“Qëllimi im është që të shmangim zgjedhjet e reja dhe t’i japim çdo mundësi formimit të një qeverie që gëzon shumicën parlamentare,” thekoj ajo.
