Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë dërgohet me urgjencë në QKUK pas plagosjes me mjet të mprehtë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/11/2025
in Lajme
0
Zyrtar i Zyrës së BE-së në Kosovë dërgohet me urgjencë në QKUK pas plagosjes me mjet të mprehtë
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

04 nëntor 2025 – Gjakovë / Prishtinë

Një zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është dërguar me urgjencë në QKUK, pasi ka marrë plagë të rënda nga një mjet i mprehtë, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja është evidentuar të martën, kur fillimisht i plagosuri është paraqitur në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë, e më pas është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Personi i plagosur është identifikuar si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç, zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian, i cili gëzon imunitet diplomatik. Sipas raportimeve fillestare mjekësore, ai ka marrë dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks.

Për momentin, ende nuk dihen vendndodhja e saktë e ngjarjes, rrethanat dhe personi i dyshuar. Sheynov, për shkak të gjendjes së tij, nuk ka mundur të japë deklaratë për hetuesit.

Në rast janë përfshirë njësitë hetimore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar fillimisht si:
“Vrasje në tentativë”.

Hetimet po vazhdojnë.

Related

Previous Post

Kievi zgjeron luftën drejt ekonomisë ruse – godet rafinerinë Lukoil pranë Moskës

Next Post

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja nga Presidentja Osmani

Next Post
Limaj: Zgjedhja e Rashiqit është anti-kushtetuese

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, kërkon shpalljen e zgjedhjeve të reja nga Presidentja Osmani

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.