Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/11/2025
in Lajme
0
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, ishte në lidhje me djalin e një biznesmeni nga Maqedonia
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë në orët e vona në Tetovë është raportuar për një ngjarje tragjike, ku një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte me qira.

Policia dhe prokuroria kanë dalë menjëherë në vendngjarje për të kryer ekspertizën fillestare. Sipas Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë, të dhënat e para nuk tregojnë shenja që rasti të lidhet me një vepër penale, megjithatë hetimet po vazhdojnë.

“Prokurori kujdestar ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi, si dhe në banesën ku qëndronte e ndjera. Janë urdhëruar analiza shtesë, përfshirë obduksionin, ndërsa disa persona do të thirren për intervistim. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, familjarë të viktimës kanë thënë për Gazetën Express se vajza ka qenë në një lidhje me një djalë nga Maqedonia e Veriut dhe kohëve të fundit kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje me të. Megjithatë, autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë përfundim zyrtar lidhur me këtë pistë, dhe rasti aktualisht po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

Hetimet pritet të zbardhin shkaqet dhe rrethanat e vdekjes në ditët në vijim.

Related

Previous Post

Ukraina godet rafinerinë ruse në Volgograd, një civil humb jetën

Next Post

Ambasadori amerikan e quan “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën

Next Post
Ambasadori amerikan e quan “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën

Ambasadori amerikan e quan “historike” mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Gazën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.