Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza: PDK është partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Ariani dëshmoi integritet

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/11/2025
in Lajme
0
Bedri Hamza: PDK është partia e parë me asamblistë në Mitrovicë, Ariani dëshmoi integritet
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mitrovicë, 10 nëntor 2025 – Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në Mitrovicë, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen ndaj kandidatit të kësaj partie për kryetar, Arian Tahiri.

Hamza ka theksuar se PDK ka dalë partia e parë në Mitrovicë, si për nga numri i votave ashtu edhe për nga numri i asamblistëve.
“Ju falënderoj që na mbështetët dhe besuat në kandidatin tonë. Falënderoj gjithashtu secilin aktivist të PDK-së që kontribuoi në këtë fushatë të bukur dhe të respektueshme. Edhe pse nuk e arritëm rezultatin e dëshiruar në garën për kryetar, e vlerësoj lartë ekipin për punën dhe përkushtimin e treguar. PDK-ja ka dalë partia e parë me numër të votave dhe me numër të asamblistëve në Mitrovicë”, ka deklaruar Hamza.

Ai shtoi se kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka treguar integritet dhe vlera të larta në këtë proces.
“Ariani ka dëshmuar se integriteti, kultura dhe përkushtimi janë themeli i politikës së ndershme”, tha Hamza.

Sipas rezultateve të deritanishme, PDK pritet të ketë përfaqësimin më të madh në Asamblenë Komunale të Mitrovicës.

Related

Previous Post

Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë

Next Post

Faton Peci pas fitores në Mitrovicë: Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.