Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hill: Deklarata se UÇK ishte “terroriste” ndikoi te sulmi mbi familjen Jashari

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/11/2025
in Lajme
0
Hill: Deklarata se UÇK ishte “terroriste” ndikoi te sulmi mbi familjen Jashari
0
SHARES
62
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomati amerikan, Christopher Hill, tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se tensionimi i situatës në Kosovë u përshpejtua pas deklaratës së Robert Gelbard, ish-emisar i SHBA-ve për Ballkanin, i cili e kishte quajtur UÇK-në “organizatë terroriste”.

Hill tregoi se deklarata e Gelbard-it u mbështet “në përvojat e tij të mëparshme” me grupe të armatosura në Amerikën Latine. Sipas Hill-it, kjo deklaratë u kuptua si sinjal për Beogradin që të ashpërsonte veprimet ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Disa menduan se ai u dha serbëve dritë jeshile. Duhet të them se nuk ka prova konkrete për këtë, por këtë e kemi dëgjuar të thuhet shpesh. Nëse i dërguari amerikan e quan UÇK-në terroriste, këtë mund ta interpretojnë si sinjal për të vepruar kundër tyre,” tha Hill.

Ai theksoi se menjëherë pas kësaj ndodhi sulmi i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, ku u vranë pothuajse të gjithë anëtarët e familjes.

Më vonë, sipas Hill-it, Gelbard e ndryshoi qëndrimin dhe pati një përplasje verbale të ashpër me Sllobodan Millosheviqin, me ç’rast Millosheviqi kishte refuzuar ta takonte sërish.

“E gjithë kjo filloi me komentet e tij dhe përfundoi me sulmin ndaj familjes Jashari,” u shpreh Hill.

Related

Previous Post

Kurti: S’është e mençur të ketë zgjedhje në dhjetor dhe pastaj sërish në prill

Next Post

Greqi: Dyshohet se shqiptari i zhdukur u gjet i djegur në veturë, mjekët zbulojnë edhe plumb në trup

Next Post
Greqi: Dyshohet se shqiptari i zhdukur u gjet i djegur në veturë, mjekët zbulojnë edhe plumb në trup

Greqi: Dyshohet se shqiptari i zhdukur u gjet i djegur në veturë, mjekët zbulojnë edhe plumb në trup

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.