Prokurori Shpëtim Peci ka mbërritur sonte në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut, pas tensioneve dhe akuzave për manipulim të procesit zgjedhor. Pas vlerësimit të situatës, ai ka dhënë urdhër që numërimi i votave të vazhdojë.
Prokurori më pas është larguar nga vendi, pa dhënë deklarata për media. Situata mbetet e ndjeshme dhe pritet të pasohen me informacione të tjera nga organet kompetente.

