Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon arsyen pse dëshmoi për Hashim Thaçin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/11/2025
in Lajme
0
Avokati Misetic përfundon me pyetjet, ish-ambasadori Hill tregon arsyen pse dëshmoi për Hashim Thaçin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës si dëshmitar i mbrojtjes në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë seancës së së premtes, avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetic, përmbylli pyetjet e tij duke kërkuar nga Hill të sqarojë arsyen pse ai pranoi të përfshihet në këtë proces gjyqësor.

Hill deklaroi se kishte mësuar që Thaçi po mbahej i burgosur, dhe se pas kontaktimit nga palët, e ndjeu si detyrim të paraqitej për të thënë atë që ai vetë ka njohur nga periudha e luftës dhe e procesit të paqes.

“Koha nuk i shëron të gjitha plagët. Por pas 25 vitesh, është e rëndësishme të rikujtohen ngjarjet. Nuk kam arsye të besoj se z. Thaçi ka qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme. Nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar apo kryer veprime të tilla,” tha Hill.

Ai shtoi se nuk ka kërkuar këshilla nga askush para se të pranonte të dëshmonte, por se personat përkatës e kontaktuan atë dhe ai vendosi të paraqitet “për të thënë atë që di”.

Pas përfundimit të pyetjeve nga avokati Misetic, seanca ka vijuar me pyetjet e avokatit të Jakup Krasniqit.

Related

Previous Post

Skandal i paprecedentë në futbollin turk: mbi 1,000 lojtarë dhe dhjetëra gjyqtarë nën hetim për baste të paligjshme

Next Post

Nura: Sjellja e dy përfaqësuesve të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.