Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Matoshi me deklaratë të ashpër: “Mitrovicën deshën ta marrin Vuçiqi, Radojiçiqi dhe mahalla e Lushtakëve”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/11/2025
in Lajme
0
Matoshi me deklaratë të ashpër: “Mitrovicën deshën ta marrin Vuçiqi, Radojiçiqi dhe mahalla e Lushtakëve”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth procesit zgjedhor në Mitrovicë. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë një krahasim të rëndë, duke pretenduar se Mitrovica ishte synuar të merrej nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Milan Radojiçiq dhe, siç është shprehur ajo, “mahalla e Lushtakëve”.

Matoshi ka akuzuar kundërshtarët politikë se, sipas saj, kanë tentuar të ndikojnë në rezultatin zgjedhor përmes exit-polleve dhe më pas duke përfshirë organet e drejtësisë.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë,” ka shkruar ajo.

Ajo shtoi se Mitrovica nuk mund të merret nga askush “as nga Vuçiqi, as nga Radojiçiqi, e as nga ju”, duke theksuar se Vetëvendosje, sipas saj, do të mbrojë rezultatin zgjedhor.

Sipas Matoshit, ashtu siç, sipas saj, është “pastruar Veriu” nën qeverisjen aktuale, “kismet” do të ndodhë edhe në pjesën e Jugut.

Në fund, ajo ka uruar kandidatin e Vetëvendosjes, Faton Peci.

Deklarata e deputetes ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinion, duke sjellë debat për gjuhën e përdorur dhe krahasimet politike.

Related

Previous Post

“Brenda 1 ose 2 orë” – Kompania sllovene reagon për dyshimet e manipulimit të votave në Mitrovicë

Next Post

Shtypshkronja sllovene “Cetis” pranon gabimin teknik në fletëvotimet e Mitrovicës

Next Post
Shtypshkronja sllovene “Cetis” pranon gabimin teknik në fletëvotimet e Mitrovicës

Shtypshkronja sllovene “Cetis” pranon gabimin teknik në fletëvotimet e Mitrovicës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.