Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë projektligjin mbi dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/11/2025
in Lajme
0
Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë projektligjin mbi dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti izraelit (Knesset) miratoi në lexim të parë një projektligj që parashikon dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë, transmeton Anadolu.

Nga 120 deputetë, 39 votuan pro ndërsa 16 votuan kundër.

Pas votimit, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir bëri një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X. “Otzma Yehudit (Partia e Fuqisë Hebraike e udhëhequr nga Ben-Gvir) është në rrugën e saj për të bërë histori. Ne premtuam dhe e mbajtëm premtimin. Ligji i dënimit me vdekje për terroristët u miratua në votimin e parë”, shkroi ai.

Ben-Gvir më parë ka bërë thirrje vazhdimisht për miratimin e një projektligji që do të lejonte ekzekutimin e të burgosurve palestinezë.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Parlamentit Izraelit e miratoi projektligjin javën e kaluar, duke hapur rrugën për një votim në Parlament.

Projektligji duhet të miratohet me tre votime në Parlament për t’u bërë ligj.

Related

Previous Post

Gabime në fletëvotime si në Mitrovicë, konfirmohet edhe në Gjakovë

Next Post

Shqipëri-Itali: Zbulohet axhenda e mbledhjes së parë ndërqeveritare në Romë

Next Post
Shqipëri-Itali: Zbulohet axhenda e mbledhjes së parë ndërqeveritare në Romë

Shqipëri-Itali: Zbulohet axhenda e mbledhjes së parë ndërqeveritare në Romë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.