Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar rifillimin e procesit të verifikimit të votave në Mitrovicën e Jugut, ku ka dyshime për manipulim të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se procesi do të nis nga ora 16:00 në Qendrën Komunale të Numërimit, ndërsa dy hetues policor do të jenë të pranishëm gjatë gjithë kohës për të mbikëqyrur numërimin dhe verifikimin e votave, deri në përfundim të plotë të procesit.
Valmir Elezi nga KQZ bëri të ditur për Periskopin: “Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”.

