Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Dobërdelan të Suharekës.
Sipas Policisë, një 58-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur rëndë pas përplasjes së automjetit me një kamion.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 në magjistralen Suharekë–Rahovec.
Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut./Qendra.INFO

