Hagë, 12 nëntor 2025 –Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, do të fillojë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hageve të hënën në orën 12:00, njoftoi avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Sipas burimeve, dëshmia e Clark pritet të zgjasë për deri në tri ditë, gjatë së cilave ai do të trajtojë çështje të ndryshme që lidhen me hetimet e Gjykatës Speciale. Pas përfundimit të dëshmisë së tij, të mërkurën do të mbahet një konferencë për media, ku do të diskutohet ecuria e procesit dhe fazat e ardhshme të çështjes.
Kjo dëshmi është një nga momentet kyçe në procesin që po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës dhe pritet të ofrojë sqarime të rëndësishme për çështjet që po hetohen nga Gjykata Speciale./Qendra.INFO

