Burime të portalit Periskopi kanë bërë të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Hysen Hundozi, dyshohet se është shoqëruar nga Policia e Kosovës pas bastisjes që u zhvillua sot në ambientet e televizionit publik.
Sipas këtyre burimeve, Hundozi është marrë nga zyrtarët policorë për t’u intervistuar në lidhje me dokumentet që po kërkoheshin gjatë bastisjes.
Nga Policia e Kosovës ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me shoqërimin e tij apo arsyet konkrete të aksionit.
Ngjarja po zhvillohet në kuadër të një hetimi që, sipas të dhënave fillestare, lidhet me çështje administrative brenda institucionit publik të RTK-së.
Qendra do të vazhdojë ta ndjekë rastin dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen nga organet zyrtare.

