Një burrë është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta të enjten në Gjilan, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa provat materiale janë konfiskuar për procedura të mëtejshme hetimore./Qendra.INFO

