Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Enesa Veseli by Enesa Veseli
14/11/2025
in Lajme
0
Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë një konference për media ka deklaruar se rezervat shtetërore kanë shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë brenda vetëm dy viteve, duke u trefishuar gjatë kësaj periudhe.

Sipas Hajdarit, kjo është një ndryshim i dukshëm krahasuar me qeverisjet e kaluara.

Madje, ajo u shpreh se çdo pretendim i Prokurorisë për shkelje ligjore nuk qëndron dhe është thjesht një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti.

Tutje, ministrja theksoi se rrezikimi i fshehtësisë shtetërore është bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe jo nga ministria.

Në fund, ajo tha se ministria ka vepruar në mënyrë urgjente për të gjetur shtete-mik apo kompani që të hapnin dyert për eksportin e produkteve bazë gjatë periudhës shkurt–mars 2022.

“Rezervat shtetërore vetëm brenda dy viteve kanë shënuar rritjen më të lartë si ndonjëherë duke u trefishuar në vetëm dy vite, për më shumë kjo është një ndryshim nga qeverisjet e kaluara. Çdo pretendim i Prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është vetëm pohim në dobi politike që është plotësisht i palejueshëm e i pamoralshëm marrë parasysh situatën në të cilën gjendeshim gjatë muaj shkurt dhe mars të vitit 2022. Rrezikimi i fshehtësisë shtetërore është bërë pikërisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e në as një formë nga unë. Na ministria kemi vepruar në urgjencë për të gjetur ndonjë shtet-mik apo ndonjë kompani që do i hapte dyert ndaj eksportit të produkteve bazë pra në këtë periudhë shkurt 2022 dhe mars 2022”, ka deklaruar Hajdari.

Related

Previous Post

Hapet ekspozita kushtuar kapitenit Berat Gjimshiti në Luginë të Preshevës

Next Post

Lladrovcin nuk e bind dorëheqja e Krasniqit: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Next Post
Lladrovcin nuk e bind dorëheqja e Krasniqit: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Lladrovcin nuk e bind dorëheqja e Krasniqit: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.