Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia

Enesa Veseli by Enesa Veseli
16/11/2025
in Lajme
0
Sveçla: Detonatorët e gjetur në Leposaviq tregojnë sulme terroriste të mundshme nga Serbia
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas raportimeve se të shtunën njësitë e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës dorëzuan në stacionin policor të Leposaviqit dhjetë detonatorë ndezës me fitila, të gjetur pranë lumit në fshatin Gnjezhdan.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka deklaruar se Serbia, përmes bandave kriminale dhe terroriste, vazhdon ende të planifikojë sulme terroriste në Kosovë.

Ai ka theksuar se shtrirja e Policisë së Kosovës dhe prania e institucioneve të sigurisë kanë bërë të mundur që këto mjete, të cilat sipas tij, mund të përktheheshin në sulme të rrezikshme, të kapen dhe të shmangen.

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq. Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve.

Sveçla ka shtuar se nuk ka kthim pas dhe se Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë dhe Republika e Kosovës janë të vendosura të luftojnë bandat kriminale dhe terroriste, duke iu përgjigjur atyre “ashtu siç e meritojnë”.

“Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale”, ka përfunduar Sveçla./

 

Related

Previous Post

Llugë në komunikacion, 11 të lënduar e 1700 gjoba gjatë 24 orëve në Kosovë

Next Post

Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Strasburg: “Drejtësi për luftëtarët e lirisë”

Next Post
Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Strasburg: “Drejtësi për luftëtarët e lirisë”

Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Strasburg: “Drejtësi për luftëtarët e lirisë”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.