Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Katër gjuetarë serbë arrestohen në territor të Kosovës, Policia demanton pretendimet për “sulm ndaj ushtrisë serbe”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/11/2025
in Category
0
Katër gjuetarë serbë arrestohen në territor të Kosovës, Policia demanton pretendimet për “sulm ndaj ushtrisë serbe”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër shtetas serbë janë arrestuar të dielën në fshatin Sfircë të Kosovës, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht vijën kufitare dhe kanë bartur armë pa leje.

Arrestimi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka shtuar se armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë realizimit të detyrave të rregullta operacionale gjatë ditës së djeshme, vlen të ceket se njësite policore kanë arrestuar katër persona të dyshuar (gjuetarë) shtetas të Serbisë për kallim ilegal të vijës kufitare dhe armëmbajtje pa leje, te cilët kanë hyrë nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Armët dhe municioni i gjetur janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të organeve kompetente të drejtësisë, janë dërguar në mbajtje konform procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, tabloidi serb Novosti dhe disa media të tjera të afërta me pushtetin në Serbi raportuan mbrëmë pretendime të pabazuara për një “sulm” nga shqiptarët ndaj ushtrisë serbe pranë bazës ushtarake “Debela Glava” në komunën e Bujanocit.

Sipas tyre, një grup i armatosur shqiptarësh kinse ka qëlluar 15 herë dhe më pas është larguar me gjashtë automjete brenda territorit të Kosovës.

Këto pretendime u hodhën poshtë në mënyrë kategorike nga Policia e Kosovës, e cila i cilësoi raportimet si dezinformata të rrezikshme.

“Policia e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar (ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘Debela Glava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës.

Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar. Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare.
Policia e Kosovës siguron qytetarët dhe opinionin publik se situata në zonën kufitare ka qenë dhe vazhdon të mbetet e qetë dhe plotësisht nën kontroll të autoriteteve”, thuhet në reagimin e Policisë.

Related

Previous Post

Supremja vendosi: Ja si ZRRE-ja detyroi me zor bizneset të dalin në treg të lirë dhe keqlexoi, qëllimshëm, ligjin

Next Post

Wesley Clark futet në sallë, nis dëshmia në Hagë

Next Post
Wesley Clark futet në sallë, nis dëshmia në Hagë

Wesley Clark futet në sallë, nis dëshmia në Hagë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.