Sonte, “Big Brother VIP Kosova 4” prezantoi banorin e dhjetë të këtij edicioni: podkasterin e njohur nga Shkodra, Nailirin.
Me një hyrje plot vetëbesim, ai u prezantua para publikut dhe ndau edhe vijën e tij të kuqe brenda shtëpisë: “Mos m’ia prekni mjekrën!”, duke lënë të kuptohet se pamja e tij është pjesë e rëndësishme e identitetit personal.
Nailiri pritet të sjellë energji, debat dhe përmbajtje interesante, siç e ka dëshmuar edhe në botën e podcast-it. Fansat tashmë presin të shohin si do të përshtatet ai mes banorëve të tjerë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

