Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën pas zgjedhjes së tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një reagim publik, Kurti tha se proceset e brendshme zgjedhore dhe bashkëpunimi ndërpartiak janë thelbësore për funksionimin demokratik të vendit. Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Postimi i Kurtit:
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës.”

