Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nuk ka mbushur as 24 orë, por duket se në shtëpi tashmë kanë nisur shkëndijat e para mes dy banorëve.
Bëhet fjalë për Edin, i cili ka qenë pjesë e BBVK edhe më herët, dhe Benitën, e cila ka filluar ta ngacmojë që nga momentet e para të qëndrimit në shtëpi. Interaksionet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e publikut, i cili tashmë po spekulon nëse mes tyre po krijohet një afrim më i madh.
Pamjet e ndara nga produksioni tregojnë momente flirtuese, buzëqeshje dhe batuta mes dyshes, duke ngritur pyetjen: A është ky çifti i parë potencial i këtij edicioni?
Sekuencat nga ngacmimet mes tyre mund t’i gjeni më poshtë.

