Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“SHBA ia ‘shkatërruan’ karrierën” – Ish-gjyqtari i Speciales rrëfen makthin pas futjes në listën e zezë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/11/2025
in Lajme
0
“SHBA ia ‘shkatërruan’ karrierën” – Ish-gjyqtari i Speciales rrëfen makthin pas futjes në listën e zezë
0
SHARES
480
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou – njeriu që konfirmoi aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së – ka bërë një rrëfim tronditës për jetën e tij pas sanksioneve amerikane, duke thënë se gjithçka i është përmbysur brenda natës. Ai tregon se sanksionet e SHBA-së nuk janë thjesht ndalim për të hyrë në territorin amerikan, por një goditje totale ndaj jetës së tij profesionale dhe personale. “Kjo nuk është thjesht një ndalesë udhëtimi. Këto sanksione prekin çdo aspekt të jetës time të përditshme”, tha ai për Le Monde.

Guillou rrëfen se llogaritë e tij në Amazon, Airbnb, PayPal dhe shërbime të tjera janë mbyllur automatikisht. Madje edhe rezervimi i një hoteli brenda Francës iu anulua sapo kompania pa emrin e tij në listën e zezë. Ai thotë se është bërë praktikisht i “padukshëm financiarisht”, pasi shumë banka evropiane i kanë mbyllur llogaritë nga frika e penalizimeve amerikane. “Brenda një nate mbeta pa kartë bankare. Nuk kam më Visa, as Mastercard. Në Evropë kjo është pothuajse e pamundur për të jetuar”, thekson Guillou, duke e përshkruar gjithë situatën si kthim në vitet ’90.

Ai paralajmëron se sanksionet mund të zgjasin për shumë vite, madje edhe dekada, duke i lënë personat e goditur në gjendje të vazhdueshme ankthi dhe pasigurie. “Qëllimi i këtyre masave është të frikësojnë dhe të dobësojnë gjyqtarët e përfshirë në çështje të mëdha ndërkombëtare”, tha ai. Guillou tani kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Evropian dhe zbatimin e “rregullores bllokuese” që do ta mbronte nga ndikimi i kompanive dhe bankave amerikane. Sipas tij, kjo çështje nuk prek vetëm individët e sanksionuar, por vetë konceptin e sovranitetit evropian dhe funksionimin e drejtësisë penale ndërkombëtare.

Guillou ishte një nga gjyqtarët që konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. SHBA e sanksionoi nën argumentin se veprimtaria e tij binte ndesh me interesat amerikane në hetimet e GJPN-së. “Kur goditet një gjykatë ndërkombëtare, në heshtje mbesin viktimat e krimeve të luftës”, përfundoi ish-gjyqtari.

Related

Previous Post

Mërgim Lushtaku godet VV-në: “Dejona, e bija e Aleksandrit të deklaruar si grek, sot i dikton përfaqësuesit e 42% të popullit tonë”

Next Post

Çitaku u reagon Haxhiut e Pacollit: Për narracion të ulët politik, guxuan t’i thonë mbesës së heronjve se është në koordinim me Srpska’n

Next Post
Çitaku u reagon Haxhiut e Pacollit: Për narracion të ulët politik, guxuan t’i thonë mbesës së heronjve se është në koordinim me Srpska’n

Çitaku u reagon Haxhiut e Pacollit: Për narracion të ulët politik, guxuan t’i thonë mbesës së heronjve se është në koordinim me Srpska’n

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.