Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), e cila u mbajt paraditen e 20 nëntorit, është marrë vendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Sipas raportimeve, anëtarët e KPK-së votuan me pesë vota për shkarkimin e Kelmendit, duke e përmbyllur kështu mandatin e tij si U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi u mor disa minuta pas fillimit të mbledhjes, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet zyrtare të shkarkimit.
Ky hap pritet të pasohet nga procedurat për emërimin e ushtruesit të ri të detyrës ose nisja e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

