Kosova ka mësuar sot kundërshtarin e saj në fazën Play Off, ku është shortuar ndaj Sllovakisë. Sipas rregullave të kompeticionit, ndeshja gjysmëfinale do të zhvillohet më 26 mars, në fushën e skuadrës kundërshtare.
Në rast të një triumfi kundër Sllovakisë, Kosova do të ketë mundësinë e artë që finalen ta zhvillojë në Prishtinë, përballë fituesit të çiftit Turqi – Rumani. Një avantazh i madh ky për “Dardanët”, të cilët synojnë të sigurojnë kualifikimin e parë historik në një turne madhor.

