20 Nëntor 2025, – Shqipëria do të luajë kundër Polonisë në gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikimin në Botërorin 2026. Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë, ku kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë.
Sa i përket përballjeve direkte, Shqipëria ka pasur vështirësi kundër Polonisë, duke regjistruar vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje. Megjithatë, ndeshja e fundit mes dy ekipeve, e luajtur dy vite më parë në “Arenën Kombëtare”, përfundoi me triumf 2-0 për Shqipërinë, falë golave të Asanit dhe Dakut, një fitore që afroi ekipin drejt kualifikimit historik në Euro 2024.
Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë, atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi.

