Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Ismet Ramushi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme, kam shpresa të mëdha për Botërorin

Ish lojtari i Kombëtares së Kosovës dhe tashmë trajneri, Ismet Ramushi, ka komentuar shortin e ditës së sotme, atje ku Kosova do të përballet me Sllovakinë.

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/11/2025
in Sport
0
Ismet Ramushi: Kosova me rritje të jashtëzakonshme, kam shpresa të mëdha për Botërorin
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova u shortua me Sllovakinë për gjysmëfinale, kurse në rast suksesi në këtë sfidë, atëherë në finale do të luajë ndaj fituesit të ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Ramushi tha se Kosova mund të kalojë këtë kundërshtar, kurse veçoi atmosferën e mirë dhe rritjen e nivelit tek grupi.

Ramushi tha fjalë të mëdha edhe për trajnerin Foda, i cili sipas tij, ka merita të mëdha për këtë sukses.

“Kosova është duke ecur përpara dhe po punon me përkushtim e disiplinë, si edhe me konkurrencën e brendshme brenda grupit. Ditë pas dite, përfaqësuesja është në përmirësim të vazhdueshëm. Kjo u pa edhe në ndeshjet e fundit.

Tani kemi hyrë në fazën direkte të eliminimeve, pra nuk jemi më në fazën e grupeve. Me ardhjen e trajnerit Foda, shumë gjëra kanë ndryshuar në aspektin sportiv: është kthyer atmosfera pozitive dhe konkurrenca.

Kjo më bën të shpresoj shumë se mund ta kalojmë këtë fazë dhe, pse jo, të shkojmë edhe në Kampionatin Botëror. Mendoj që Sllovakia është një kundërshtar i kalueshëm“, deklaroi Ramushi.

 

Related

Previous Post

Shpërndau Kuvendin e caktoi zgjedhjet e reja, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

Next Post

Kurti e falënderon, ‘opozita’ e kritikon: Osmani në linjë me VV-në edhe për datën e zgjedhjeve

Next Post
Kurti e falënderon, ‘opozita’ e kritikon: Osmani në linjë me VV-në edhe për datën e zgjedhjeve

Kurti e falënderon, ‘opozita’ e kritikon: Osmani në linjë me VV-në edhe për datën e zgjedhjeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.