Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka theksuar se PDK është e përgatitur për sfidën dhe se fitorja e partisë do të jetë një fitore për gjithë Kosovën.
“Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën!”, tha ai.
Hamza u shpreh optimist se partia e tij do të garantojë një prezencë të fuqishme në zgjedhjet e fundvitit dhe do të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat e vendit.

