Analisti dhe pronari i “Gazeta Nacionale”, Berat Buzhala, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të caktuar 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja parlamentare.
Në reagimin e tij në rrjete sociale, Buzhala përdori gjuhë të ashpër ndaj presidentes, duke e quajtur “poshtërsinë”, një term i shkruar në dialekt, që ka ngjallur reagime në opinion.
“A mos pritiiii dikush që kjo poshtersine nuk i cakton zgjedhjet me një SMS prej Albinit?”, shkroi ai në postimin e tij.
Reagimi ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa disa media dhe komentues kanë bërë thirrje për shmangje të gjuhës ofenduese në diskursin publik dhe politik./Qendra.INFO

