Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ publikon afatet: Aplikimi i subjekteve deri më 30 nëntor, listat e kandidatëve deri më 7 dhjetor

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/11/2025
in Lajme
0
KQZ publikon afatet: Aplikimi i subjekteve deri më 30 nëntor, listat e kandidatëve deri më 7 dhjetor
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur afatet zyrtare për subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të caktuara për 28 dhjetor 2025.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, subjektet politike duhet të dorëzojnë aplikimin online për certifikim nga 24 nëntori deri më 30 nëntor. Kjo procedurë duhet kryer përmes platformës elektronike të KQZ-së, në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar.

Ndërkohë, lista me kandidatët për deputetë duhet të dorëzohet jo më vonë se 7 dhjetori, duke i lënë subjekteve një afat dyjavor për finalizimin e emrave.

Elezi sqaroi se afatet janë shkurtuar, pasi KQZ ka vetëm 37 ditë në dispozicion për organizimin e tërë procesit zgjedhor. Ai theksoi se aplikimet për subjektet dhe kandidatët do të bëhen njësoj si në proceset e kaluara — online — dhe të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit ligjor para certifikimit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, KQZ kishte certifikuar 28 subjekte politike me gjithsej 1,279 kandidatë për deputetë.

Related

Previous Post

Gjykata e lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra e zv.kryeministres Belinda Ballukun, arrest shtëpie për dy vartësit e saj

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.