Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Biserko për “Sarajevo Safari”: A mund të bëhet president dikush që ka mbajtur armë në kodrat e Sarajevës?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/11/2025
in Category
0
Biserko për “Sarajevo Safari”: A mund të bëhet president dikush që ka mbajtur armë në kodrat e Sarajevës?
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hulumtuesi dhe gazetari kroat Domagoj Margetić ka paraqitur një kallëzim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Zyrën e Prokurorit Publik në Milano, lidhur me rastin e njohur si “Sarajevo Safari” – hetimet mbi pretendimet se shtetas të huaj paguanin për të shtënë mbi civilë gjatë rrethimit të Sarajevës para tre dekadash.

Se përfshirja e Vuçiçit në këtë çështje është “e pamohueshme”, kështu vlerëson Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në një deklaratë për Antena M.

Biserko thekson se Vuçiçi vetë ka deklaruar se gjatë asaj periudhe ishte vullnetar dhe kishte qëndruar në pozicionin pranë Varrezave Hebreje, një nga pikat më të rrezikshme gjatë rrethimit të qytetit. Këtë e ka konfirmuar edhe Vojislav Sheshel gjatë gjykimit të tij në Hagë, si dhe është përmendur në disa raste më herët.

“Asnjëherë nuk është bërë pyetja hapur – a mund të bëhet president i një shteti dikush që ka mbajtur armë në kodrat e Sarajevës?”, thotë Biserko.

Ajo shton se gabimi i parë i madh ishte zgjedhja e Sllobodan Millosheviçit, duke e quajtur të habitshme që një gabim i ngjashëm u përsërit kur radikalët dhe progresistët morën pushtetin në vitin 2012.

Sipas saj, kjo tregon shumë për shoqërinë serbe:
“Një shoqëri që ende nuk është gati të përballet me përgjegjësinë e saj për luftërat e viteve ’90 dhe nuk mban një qëndrim të qartë ndaj atyre që udhëhoqën politika shkatërruese,” deklaron Biserko, duke shtuar se Millosheviçi edhe sot shihet nga shumëkush si “mbrojtës i interesave kombëtare”.

Për kujtesë, “Sarajevo Safari” i referohet praktikës së raportuar në dokumentarë dhe dëshmi, sipas të cilave qytetarë të pasur të huaj paguanin për të marrë pjesë në akte të armatosura kundër civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës.

Margetić ditëve të fundit ka publikuar edhe materiale që, sipas tij, dëshmojnë praninë e Vuçiçit në një prej pozicioneve më të kërkuara snajperiste mbi qytet.

Related

Previous Post

Delegacioni ukrainas udhëton drejt Zvicrës për bisedimet e paqes

Next Post

Kica-Xhelili i reagojnë Muratit pas rrëfimit për BE-në: “A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?”

Next Post
Kica-Xhelili i reagojnë Muratit pas rrëfimit për BE-në: “A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?”

Kica-Xhelili i reagojnë Muratit pas rrëfimit për BE-në: “A iu tregove që krenoheni kur e shkelni Kushtetutën?”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.