Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot nis greva dy-orëshe e RTK-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/11/2025
in Lajme
0
Sot nis greva dy-orëshe e RTK-së
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e RTK-së kërkon zgjidhje urgjente të çështjes së pagave dhe garantim të funksionimit normal të RTK-së.

Për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor dhe mospërfilljes së kërkesave të tyre, rreth 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës do të hyjnë në grevë – nga ora 11:00 deri në orën 13:00 – e cila do të vazhdojë çdo ditë deri t’u garantohen të drejtat.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka paralajmëruar në fund të javës se greva do të përfshijë të gjitha departamentet e transmetuesit, ndërsa ka paralajmëruar edhe protesë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për shkak të gjendjes alarmante në RTK.

“Kjo masë vjen pas një periudhe të gjatë kërkesash të injoruara dhe një gjendjeje që është bërë e paqëndrueshme, si për stafin ashtu edhe për funksionimin e institucionit; pagat janë bllokuar dhe rrezikohet seriozisht vazhdimësia e RTK-së”, thuhej në njoftim.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së u është drejtuar edhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, kryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuesin e PE-së për Kosovën, rreth gjendjes së rëndë në RTK.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, duke kërkuar urgjentisht formimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, për të adresuar situatën e krijuar, ngase është organi i vetëm i autorizuar për të vendosur mbi ndarjen dhe transferimin e mjeteve për RTK-në.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur. RTK-ja ka mbetuar pa buxhet për muajin nëntor – shpërndarja e Kuvendit të Kosovës të enjten e javës së kaluar, pa miratim të raportit të RTK-së, ka pamundësuar alokimin e pjesës së dytë të buxhetit për këtë institucion, duke rrezikuar që punëtorët e RTK-së të mbeten pa paga deri në janar të vitit 2026.

 

Related

Previous Post

Fushë Kosovë: Dyshohet se burri i vuri flakën orendive në banesë

Next Post

Kosova me nivelin më të lartë të inflacionit që nga viti 2023

Next Post
Kosova me nivelin më të lartë të inflacionit që nga viti 2023

Kosova me nivelin më të lartë të inflacionit që nga viti 2023

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.