Transportuesit privatë në Prishtinë kanë nisur protestën e tyre para objektit të Komunës, pasi autoritetet komunale nuk kanë kryer pagesat e parapara ndaj tyre. Si pasojë, transportuesit kanë pezulluar të gjitha linjat brenda kryeqytetit.
Protestës pritet t’u bashkohen edhe punëtorët e Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, të cilët po ashtu kanë pezulluar punën për shkaqe të ngjashme.

