Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku i reagon Kurtit për ‘anashkalimin’ e ambasadorit në Vatikan: Çfarë katrahure

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/11/2025
in Lajme
0
Çitaku i reagon Kurtit për ‘anashkalimin’ e ambasadorit në Vatikan: Çfarë katrahure
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar rreth një vizite të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, në Vatikan ku Filharmonia e Kosovës mbajti koncert, e ku nuk ishte i pranishëm ambasadori Vehbi Miftari.

Çitaku shpërfilljen e diplomatit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, e quajti katrahurë.

“Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare”, deklaroi Çitaku transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit.

“Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo. Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit. A thua pse?”, u shpreh ajo.

Vetë Vehbi Miftari, i reagoi publikisht kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Miftari përmes një komenti të shkruar në fotografitë që ka postuar vet Kurti në Facebook, e ka pyetur nëse e ka informuar misionin për vizitën e tij dhe kush ka qenë përgjegjës për organizimin e saj?

Related

Previous Post

24-orëshi shënon më shumë aksidente me të lënduar sesa me dëme materiale

Next Post

OVL-UÇK reagon për seancën e 28 Nëntorit: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit historik

Next Post
OVL-UÇK reagon për seancën e 28 Nëntorit: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit historik

OVL-UÇK reagon për seancën e 28 Nëntorit: Fyerje dhe shpërfillje e realitetit historik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.