Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Zbulohet mesazhi i prokurorit në Pejë që implikon anëtarin e KPK-së në ushtrim ndikimi

Enesa Veseli by Enesa Veseli
01/12/2025
in Lajme
0
Zbulohet mesazhi i prokurorit në Pejë që implikon anëtarin e KPK-së në ushtrim ndikimi
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një komunikim i brendshëm i siguruar nga “Paparaci” ka ngritur dyshime të forta për ushtrim ndikimi në procesin e përzgjedhjes së anëtares së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Në qendër të skandalit është anëtari i KPK-së, prokurori Arian Gashi, i cili dyshohet se ka ushtruar presion mbi prokurorë të prokurorive themelore për të votuar një kandidate të caktuar.

Mesazhi që implikon Gashin

Një prokuror nga Prokuroria Themelore në Pejë – i cili nuk është identifikuar – i ka dërguar një mesazh Kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, ku ka denoncuar kontaktet e përsëritura të Gashit lidhur me votimin në procesin zgjedhor të 1 nëntorit, gjatë Konferencës Vjetore të Prokurorit të Shtetit.

Në komunikimin e siguruar nga Paparaci, Kryeprokurorja fillimisht i kërkon prokurorit arsyetimin për mungesën në konferencë, duke theksuar se “kërkesa është bërë nga Ariani”.

Prokurori, nga ana tjetër, zbulon se Gashi e ka kontaktuar disa herë, duke i kërkuar që të votojë “kandidaten e tij”, duke iu referuar zëvendësprokurores së Prishtinës, Elza Bajrami.

“Ta dërgoj ditën e hënë kur vij në Pejë e shef sa herë më ka thirrur dhe shkruar për me shkue me ja votue kandidaten e tij”, shkruan prokurori.

Ai shton se vota është e drejtë ligjore dhe jo obligim, duke kritikuar presionin të cilit sipas tij ishte ekspozuar.

Procesi zgjedhor i kontestuar

Zgjedhjet e 1 nëntorit për anëtaren e re të KPK-së përfunduan me fitoren e Elza Bajramit ndaj Merita Kurtishit. Por procesi u shoqërua me ankesa dhe pretendime për parregullsi.

Në mbledhjen e së hënës, Këshilli Prokurorial votoi kundër raportit të Komisionit Zgjedhor – një vendim i paprecedentë që reflekton përçarjen e brendshme dhe dyshimet mbi ligjshmërinë e procesit. Pesë anëtarë votuan kundër raportit.

Çështja tashmë ka përfunduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas padisë së paraqitur nga kundërkandidatja Merita Kurtishi.

Skandal që po thellohet

Denoncimi nga prokurori i Pejës, i paraqitur nga kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, ka ndezur debatin mbi ndërhyrjet politike e institucionale brenda sistemit të drejtësisë. Mesazhet e publikuara sugjerojnë një skemë të mundshme të ndikimit të paligjshëm në proceset e brendshme të Këshillit Prokurorial.

Paparaci ka siguruar të gjithë komunikimin, i zhvilluar përmes WhatsApp-it.

Related

Previous Post

Katër kosovarë arrestohen nga policia e Cyrihut, qeni ua pamundësoi arratisjen

Next Post

Ambasadori britanik në Beograd kundërshton publikimin e gazetës “Politika”

Next Post
Ambasadori britanik në Beograd kundërshton publikimin e gazetës “Politika”

Ambasadori britanik në Beograd kundërshton publikimin e gazetës “Politika”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.