Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

‘Efekti Hamza’: Si u rikonfigurua 10-shja e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
08/12/2025
in Lajme
0
‘Efekti Hamza’: Si u rikonfigurua 10-shja e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një vit më parë, “Top 10-shja” e PDK-së i ngjante formulës që ishim mësuar ta shihnim rëndom, një renditje relativisht e parashikueshme, e përbërë nga figura tashmë të njohura të partisë, pa befasi. Megjithatë, pasi mori besimin për ta drejtuar PDK-në, ndikimi i Hamzës duket se u përkthye menjëherë në një rikonfigurim interesant të dhjetëshes së parë, duke rikthyer emra në krye që para një viti ishte e vështirë të lokalizoheshin në listën më të cilën kjo parti garonte në zgjedhje.

Në listën për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, tërheqja nga gara e Memli Krasniqit, i cili vetëm pak javë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë, duket se hapi një fazë të re ristrukturimi dhe e shtyu PDK-në drejt rikonfigurimeve të mëtejshme në renditjen e kandidatëve. Kjo e pasoi venimin e Abelard Tahirit për mos t’u futur brenda dhjetëshes së parë, duke u hapur rrugën figurave të tjera të partisë.

Kjo i mundësoi kryetarit Hamza që t’u krijojë hapësirë figurave të reja të partisë, emra tashmë të njohur dhe aktivë në opinion gjatë periudhës së fundit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Uran Ismaili, ndonëse nuk arriti ta fitojë Prishtinën në zgjedhjet lokale, dëshmoi kapacitet mobilizues dhe ndikim në rritjen e votës së PDK-së në kryeqytet, duke u pozicionuar i treti por me diferenca të ngushta përqindjeje krahas kandidatëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Në përjashtim të nënkryetarëve Vlora Çitaku dhe Enver Hoxhaj, të cilët ruajtën numrat e tyre, renditja pasuese reflekton përzgjedhje interesante. Hamza ia besoi numrin pesë Arben Mustafës, i cili në zgjedhjet e kaluara garoi me një numër që vështirë mbahej mend.

Mustafa është shquar për angazhimin e tij të vazhdueshëm publik dhe për kritikat e artikuluara ndaj ish-qeverisë Kurti, veçanërisht në çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe politikat e rritjes viteve të fundit. Kjo ngritje në listë lë të kuptohet se Hamza e konsideron Mustafën figurë të rëndësishme brenda partisë, shkruan Nacionale.

Një logjikë e ngjashme duket se është ndjekur edhe me Besa Kabashi Ramajn, të cilës i është besuar numri gjashtë. Në fushatën e zgjedhjeve të kaluar, zonja Kabashi Ramaj ishte më poshtë në listë, ndërsa tani renditet si një ndër figurat qendrore të dhjetëshes. Kabashi Ramaj u dallua për angazhimin e saj të drejtpërdrejtë në fushatën e fundit të PDK-së, sidomos në shpalosjen e programit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Dhjetëshja përforcohet edhe me Eman Rrahmanin, i cili ka vendosur të garojë në kuadër të listës së PDK-së me numër tetë, një prurje që synon të zgjerojë spektrin përfaqësues të listës dhe të sjellë një rezonancë shtesë elektorale. Ndërkaq, numri dhjetë i është besuar Kujtim Gashit, i cili mbyll këtë renditje të parë me një profil që e plotëson mozaikun e zgjedhjeve të reja të Hamzës dhe që simbolikisht shënon një ndërrim gjenerues dhe taktik krahas renditjes së kaluar.

Related

Previous Post

Vendimi i PZAP i drejtë: Supremja rrëzon ankesën e VV-së për votimin jashtë përfaqësive diplomatike

Next Post

DHEZEN MOTORAT: Visar Ymeri e Vehbi Kajtazi, çdo natë përball Kurtit deri më 28 dhjetor!

Next Post
DHEZEN MOTORAT: Visar Ymeri e Vehbi Kajtazi, çdo natë përball Kurtit deri më 28 dhjetor!

DHEZEN MOTORAT: Visar Ymeri e Vehbi Kajtazi, çdo natë përball Kurtit deri më 28 dhjetor!

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.