Prej sot, “VV Show” me Visar Ymerin dhe Vehbi Kajtazin nis një aventurë të re ÇDO DITË nga ora 22:00, ekskluzivisht live në platformën Paparaci në Facebook.
Ky emision po vjen në momentin më të nxehtë të para-fushatës dhe do të ndjekë çdo zhvillim deri një ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Analiza e ngjarjeve, debatet e forta dhe komentet e papërmbajtura do të sjellin Veisarin e Vebijën duke ndezur motorat çdo natë, përball politikës dhe kundërshtarëve të tyre – dhe, natyrisht, përball Albin Kurtit dhe strategjive të tij.
Ky është momenti kur çdo detaj i fushatës zbulohet live, dhe publiku do të jetë në epiqendër të aksionit. Mos e humbisni – çdo natë nga ora 22:00, Visari e Vehbija po ndezin motorat dhe nuk kursejnë asnjë debat! /Qendra.INFO

