Hajdar Beqa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar zyrtarisht se do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 28 në listën e PDK-së. Në komunikimin e tij me qytetarët, Beqa theksoi se Kosova po përballet me sfida serioze, të cilat, sipas tij, janë rezultat i keqqeverisjes së deritanishme.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin vizionin e tij për një qeverisje më të përgjegjshme dhe institucione funksionale, duke nënvizuar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet, normalitet dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Ky është momenti kyç për ndryshim. Kosova ka potencial, vetëm duhet t’i kthejmë drejtimin e duhur,” ka deklaruar Beqa, duke shtuar se me votën e qytetarëve mund të hapet një perspektivë më e qartë perëndimore për vendin.
Kandidati i PDK-së premton angazhim të plotë në rikthimin e shpresës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

