Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SHBA kritikon veprimet “përçarëse” të VV-së ndaj Listës Serbe – Reagon Kurti: Është çështje e Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
11/12/2025
in Lajme
0
SHBA kritikon veprimet “përçarëse” të VV-së ndaj Listës Serbe – Reagon Kurti: Është çështje e Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

11 dhjetor – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar shkurt deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe reagimet e shoqërisë civile pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

Ambasada Amerikane kishte vlerësuar se “përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë dritëshkurtra dhe përçarëse”. E pyetur për këtë, Kurti tha se çështja nuk i takon atij por institucioneve përkatëse.

“Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së. Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të stadiumit në Podujevë.

Ndërkohë, Demokracia në Veprim (DnV) ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e KQZ-së, duke theksuar se nuk është hera e parë që ky institucion largohet nga praktikat e mëparshme dhe vendimet e PZAP-së e Gjykatës Supreme.

Kjo çështje vazhdon të ngjallë reagime, teksa pritet që institucionet kompetente të sqarojnë hapat e mëtejshëm në procesin zgjedhor.

Related

Previous Post

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Next Post

Skandali që po trondit BBVK: a ka Labinot Rexha fëmijë me një serbe?

Next Post
Skandali që po trondit BBVK: a ka Labinot Rexha  fëmijë me një serbe?

Skandali që po trondit BBVK: a ka Labinot Rexha fëmijë me një serbe?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.