Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ekskluzive: Sulmuesi nga Sidneji ku humbën jetën 15 persona ishte anëtar i një klubi të gjuetis serb “Zastava”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/12/2025
in Lajme
0
Ekskluzive: Sulmuesi nga Sidneji ku humbën jetën 15 persona ishte anëtar i një klubi të gjuetis serb “Zastava”
0
SHARES
128
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me sulmin terrorist të ndodhur në plazhin Bondi në Sidnej, ku humbën jetën 15 persona. Mediat australiane raportojnë se njëri nga autorët e sulmit, Sadžid Akram, ishte anëtar i një klubi gjuetie serb që vepron në Sidnej.

Sulmi u krye nga babai dhe djali, Sadžid Akram (50 vjeç) dhe Navid Akram (24 vjeç), të cilët, sipas autoriteteve, kishin në pronësi ligjore armë zjarri. Hetimet kanë zbuluar se Sadžid Akram kishte leje për posedimin e gjashtë armëve të gjuetisë, të lëshuara që nga viti 2015.

Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, konfirmoi se Akram plotësonte kushtet ligjore për leje armësh për gjueti rekreative (leje e kategorisë A/B) dhe ishte gjithashtu anëtar i një klubi qitjeje.

Sipas mediave, Sadžid Akram ishte pjesë e Shoqatës së Gjuetisë “Zastava”, e cila ndodhet në Bonnyrigg, rreth dy kilometra larg vendbanimit të familjes. Kjo shoqatë mbledh kryesisht anëtarë të diasporës serbe në Sidnej dhe, përveç aktiviteteve të gjuetisë, organizon edhe tubime shoqërore.

Raportohet se kusht për anëtarësim në këtë shoqatë është posedimi i armës së zjarrit, ndërsa Akram ishte anëtar për arsye të gjuetisë rekreative. Mediat lokale bëjnë me dije se babai dhe djali stërviteshin në një poligon qitjeje në Cecil Park, i administruar nga autoritetet shtetërore.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale, që tregon portofolin e 24-vjeçarit Navid Akram, shfaq edhe kartën e anëtarësimit në Shoqatën e Gjuetisë “Zastava”.

Presidenti i shoqatës, Vanja Kužet, konfirmoi për mediat serbe se Navid Akram kishte qenë anëtar i klubit dhe kishte ndjekur trajnime për qitje, por theksoi se shoqata nuk lëshon leje armësh.

“Ne nuk kemi autorizim për të dhënë leje armësh. Lejet jepen vetëm nga policia. Ne ofrojmë trajnime dhe edukim për sigurinë. Ai nuk ka qenë aktiv tek ne prej vitesh dhe nuk e mbaj mend personalisht”, deklaroi Kužet, duke shtuar se shoqata nuk ka asnjë lidhje dhe nuk mbështet akte të tilla dhune.

Autoritetet australiane kanë njoftuar se hetimet balistike dhe forenzike janë në vijim për të përcaktuar nëse armët e sekuestruara janë ato për të cilat Sadžid Akram kishte leje ligjore./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Përçahet VV-ja në Kaçanik? Ish-deputeti që u la jashtë listës akuzon kandidatin Raka: Do të turpërohet

Next Post

Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve, gazetari Preshevar Nefail Maliqi pretendon se i është hakuar llogaria në Facebook

Next Post
Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve, gazetari Preshevar  Nefail Maliqi pretendon se i është hakuar llogaria në Facebook

Pas komenteve fyese ndaj dëshmorëve, gazetari Preshevar Nefail Maliqi pretendon se i është hakuar llogaria në Facebook

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.