Në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, ku një hapësirë e veçantë iu kushtua Kombëtares shqiptare, kapiteni Berat Gjimshiti u nderua për të dytin vit radhazi me çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. Çmimi u dorëzua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjimshiti udhëhoqi Kombëtaren drejt një tjetër arritjeje historike, duke siguruar kualifikimin në fazën play-off të Kupës së Botës. Shqipëria do të tentojë për herë të parë në histori, në mars të vitit 2026, të sigurojë një vend në Botëror.
Fituesi u përzgjodh përmes votave të vetë futbollistëve të Kombëtares shqiptare, duke konfirmuar vlerësimin maksimal për rolin, lidershipin dhe paraqitjet e kapitenit kuqezi.

