Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vllasi: Heqja e plotë e masave varet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE-ja kërkon qeveri serioze

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/12/2025
in Lajme
0
Vllasi: Heqja e plotë e masave varet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, BE-ja kërkon qeveri serioze
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë pjesërisht disa nga masat e vendosura ndaj Republikës së Kosovës, duke hapur rrugën për investime milionëshe në projekte prioritare zhvillimore.

Vendimi është konfirmuar përmes një letre zyrtare të dërguar zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, nga Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerim në Bashkimin Evropian.

Në letër theksohet se Komisioni Evropian ka autorizuar heqjen e disa masave që lidhen me programimin e fondeve të BE-së dhe kontraktimin e projekteve prioritare.

Lidhur me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi në një prononcim për “Front Online”-n ka thënë se masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian e kanë dëmtuar vendin rëndë dhe kanë qenë të padrejta.

“Masat e vendosura e kanë dëmtuar Kosovën shumë. Ishin të padrejta dhe të panevojshme. Paralajmërimi se 50% do të hiqen është lajm i mirë”, tha ai.

Sipas tij, heqja e plotë e masave pritet të varet nga zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Kam përshtypjen se për heqjen e tërësishme po priten zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nëse ato do të kalojnë mirë, e sidomos nëse pas tyre bëhet shpejt konstituimi i Parlamentit të ri dhe formimi i Qeverisë së re mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve, masat do të tërhiqen në tërësi”, ka thënë Vllasi.

Ai paralajmëroi se përsëritja e bllokadave politike, mund të çojë vendin në rikthimin e masave nga BE-ja.

“Nëse përsëriten marifetllëqet si ato pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, jo vetëm që nuk do të hiqen 50% e masave të mbetura, por mund të kthehen të gjitha”, u shpreh ai.

Sipas Vllasit, Bashkimi Evropian kërkon bashkëpunim me institucione serioze dhe kompetente.

Tutje, ai shprehet se Serbia po vepron në mënyrë të vazhdueshme kundër interesave të Kosovës.

“BE dëshiron raporte me një qeveri serioze dhe kompetente. Edhe këto marifete në Këshillin Prokurorial lidhur me Besim Kelmendin po e zbehin imazhin e sistemit gjyqësor e prokurorial. Diplomacia jonë duhet të veprojë me seriozitet, ngase Serbia në secilin aspekt, me të gjitha format, po vepron kundër Kosovës. Ajo po agjiton edhe kundër heqjes së masave për të cilat bëhet fjalë”, ka deklaruar Vllasi

Masat e hequra përfshijnë një paketë kontratash prioritare që mbulojnë katër projekte madhore:

  • 17.6 milionë euro për impiantin e ngrohjes qendrore të Prishtinës, përmes një marrëveshjeje kontributi me Bankën Evropiane të Investimeve;
  • 12 milionë euro për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura në termocentralin “Kosova B”, në bashkëpunim me Zyrën e OKB-së për Shërbime të Projekteve;
  • 3 milionë euro për skemën “Young Cell”, e cila përfshin grante direkte përmes Universitetit të Selanikut;
  • 2 milionë euro për mbështetjen e kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, përmes një kontrate me Bankën Gjermane për Zhvillim.

Related

Previous Post

Tender për punësim: Komuna e Prishtinës po i anashkalon konkurrimet publike

Next Post

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të institucionit

Next Post
Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të institucionit

Justina Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, e para grua në krye të institucionit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.