Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka reaguar në rrjetin social Facebook pas zgjedhjes së Justina Shiroka Pulës në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke e cilësuar këtë si një moment historik dhe frymëzues.
Në postimin e saj, Deliu-Kodra theksoi se zgjedhja e Shiroka Pulës si gruaja e parë në këtë detyrë është dëshmi se përkushtimi, profesionalizmi dhe integriteti hapin gjithmonë rrugë të reja.
“Ky është një moment që flet për progres dhe që frymëzon brezat e rinj, veçanërisht vajzat që besojnë në fuqinë e dijes, punës së ndershme dhe kontributit për vendin”, ka shkruar ajo.
Në fund të reagimit, Deliu-Kodra i uroi suksese Justina Shiroka Pulës në këtë përgjegjësi të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e rolit të saj për zhvillimin shkencor dhe kulturor të vendit.

