Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuar për korrupsion, dëmi ndaj buxhetit dyshohet të jetë milionësh

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/12/2025
in Lajme
0
Kërkohet paraburgim për shtatë të dyshuar për korrupsion, dëmi ndaj buxhetit dyshohet të jetë milionësh
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar për përfshirje në veprime korruptive që dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm milionësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga data 20 shkurt 2023 e deri më 18 dhjetor 2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal, raporton lajmi.net

PSRK bën të ditur se i pandehuri M.D. dyshohet se, në emër të F.I., ka paraqitur në mënyrë të kundërligjshme propozim-ankesë për ndryshimin e një vendimi përfundimtar për shpronësim të pronës, ndonëse afati ligjor kishte kaluar për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, sipas Prokurorisë, i pandehuri J.M., si dhe pala kundërpropozuese – Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore – nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, duke mundësuar që rasti të përfundojë me marrëveshje gjyqësore, ashtu si edhe disa raste të tjera.

Si pasojë e këtyre veprimeve, vetëm në rastin e fundit dyshohet se buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm ende nuk është përcaktuar saktësisht, por dyshohet se arrin vlera milionëshe.

Vendimi i plotë:

Kërkohet paraburgim për shtatë të arrestuarit, dyshohet se i shkaktuan dëm buxhetit të shtetit milliona euro
Prishtinë, 19 dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave të dyshuar për korrupsion.
Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.
Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.
Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milonëshe.
Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë./Lajmi.net/

 

Related

Previous Post

Bahamas njeh Kosovën, shteti i 121-të që vendos marrëdhënie diplomatike me Prishtinën

Next Post

Negociatat dështojnë, Franca hyn në 2026 pa një buxhet të miratuar

Next Post
Negociatat dështojnë, Franca hyn në 2026 pa një buxhet të miratuar

Negociatat dështojnë, Franca hyn në 2026 pa një buxhet të miratuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.