Sot nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, një nga spektaklet i cili po pritet me shumë padurim nga fansat e tij besnikë.
Për të gjithë ata që e kanë pritur këtë moment prej javësh, pritjes më në fund po i vjen fundi dhe emocionet janë në kulm.
Edhe pse zakonisht emrat e banorëve mbahen sekret deri në nisjen e spektaklit, këtë herë stafi i produksionit ka vendosur të zbulojë paraprakisht emrin e banorit të parë.

