Një shpërthim i fuqishëm në rrugët e Moskës ka shkaktuar vdekjen e gjeneralit rus Fanil Sarvarov, një prej komandantëve më të lartë të Forcave të Armatosura ruse.
Automjeti i tij, një Kia Sorento, shpërtheu disa sekonda pas nisjes, duke lënë pas tronditje dhe panik në kryeqytet.
Sarvarov, 56 vjeç, pësoi lëndime të rënda, përfshirë plagë nga fragmente, thyerje të kockave dhe dëmtime në fytyrë dhe këmbë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet ruse po hetojnë ngjarjen, ndërsa një version i mundshëm është përfshirja e shërbimeve speciale ukrainase./Qendra.INFO

