Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Qielli i Thyer” trondit Kosovën: 33 të arrestuar, konfiskime rekord rreth 80 milionë euro

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/12/2025
in Lajme
0
“Qielli i Thyer” trondit Kosovën: 33 të arrestuar, konfiskime rekord rreth 80 milionë euro
0
SHARES
109
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga goditjet më të mëdha ndaj krimit të organizuar në Kosovë është shënuar me rastin e njohur si “SkyCC” apo “Qielli i Thyer”, ku deri më tani janë arrestuar 33 persona dhe janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 80 milionë euro.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se vlera e konfiskimeve – që përfshin pasuri të paluajtshme, para të gatshme dhe asete të tjera – është e paprecedentë për vendin.

Sipas tij, të gjithë të dyshuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa rasti konsiderohet me prioritet të jashtëzakonshëm për organet e drejtësisë.

“Është një rast që nuk ka ndodhur kurrë më parë sa i përket vlerës së sekuestrimeve. Hetimet po zhvillohen me profesionalizëm dhe seriozitet maksimal”, ka deklaruar Isufaj.

Operacioni “Qielli i Thyer”, i lidhur me komunikimet e koduara SkyECC, pritet të zbulojë rrjete të gjera të krimit të organizuar, duke shënuar një moment kyç në luftën kundër kriminalitetit të rëndë në Kosovë./ qendra.info

Related

Previous Post

PDSH e Preshevës feston me produkte serbe, injoron prodhuesit vendorë Fluidi, RC Cola, Dea e Rugova.

Next Post

Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët” gjendet i vdekur

Next Post
Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët” gjendet i vdekur

Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët” gjendet i vdekur

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.