Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Grenlandën

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/12/2025
in Lajme
0
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Grenlandën
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja tha sot (të hënën) se blloku prej 27-vendesh qëndron në “solidaritet të plotë” me vendin anëtar Danimarkën, pasi Shtetet e Bashkuara emëruan një të dërguar për Grenlandën, që është territor danez.

“Integriteti dhe sovraniteti territorial janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”, thanë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në X.

“Këto parime janë thelbësore jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për kombet në mbarë botën. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Grenlandës”, thanë ata.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry (R), si të dërguarin e tij të posaçëm për Grenlandë të dielën, pasi presidenti shprehu vazhdimisht interes për blerjen e territorit autonom në fillim të këtij viti

Trump tha në Truth Social se Landry “e kupton se sa thelbësore është Grenlanda për Sigurinë tonë Kombëtare dhe do të përparojë fuqishëm Interesat e Vendit tonë për Sigurinë, Mbijetesën dhe Sigurinë e Aleatëve tanë, dhe në fakt, të Botës”.

Në anën tjetër, vetë Landry ka deklaruar se është një nder të shërben në një “pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së.

Related

Previous Post

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk deklaroi mbi 172 mijë euro para të gatshme

Next Post

Lladrovci: Përkrahja për Arian Tahirin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë

Next Post
Lladrovci: Përkrahja për Arian Tahirin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë

Lladrovci: Përkrahja për Arian Tahirin, është përkrahje për Kosovën me vlera, zhvillim dhe të ardhme për rininë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.