Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Netanyahu kërcënon të sulmojë Gazën, pavarësisht armëpushimit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/12/2025
in Lajme
0
Netanyahu kërcënon të sulmojë Gazën, pavarësisht armëpushimit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kërcënoi me nisje të sulmeve në Rripin e Gazës, duke pretenduar se Hamasi ka shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Netanyahu pretendoi se Hamasi ka shkelur planin e armëpushimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ai mbrojti idenë se refuzimi i Hamasit për t’u çarmatosur përbën një shkelje të marrëveshjes dhe pretendoi se shpërthyesi artizanal që plagosi një oficer të ushtrisë izraelite në Gaza ka konfirmuar edhe një herë shkeljet e Hamasit.

Hamasi ka pranuar të largohet nga pushteti dhe të çarmatoset, pretendoi kryeministri izraelit duke shtuar se “Izraeli do të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, duke kërcënuar kështu me sulme.

Në anën tjetër, në një deklaratë nga ushtria izraelite u pretendua për një shpërthim që shënjestroi një automjet të ushtrisë izraelite në Rafah, qytet në Gazën jugore nën pushtimin izraelit.

U njoftua se një oficer pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital për trajtim si rezultat i shpërthimit të një shpërthyesi artizanal.

– Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbim të burgosurish në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 9 tetor se Izraeli dhe Hamasi kishin miratuar fazën e parë të planit të armëpushimit në Gaza gjatë negociatave që po zhvilloheshin në Egjipt.

Marrëveshja e nënshkruar në Egjipt ku u zhvilluan negociatat, hyri zbatim më 10 tetor me miratimin e qeverisë izraelite.

Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në Rripin e Gazës, ushtria izraelite vazhdon herë pas here sulmet e saj ndaj palestinezëve me pretendime të ndryshme.

Sipas planit të Trumpit, faza e dytë parashikon rindërtimin e Gazës, krijimin e një Bordi Paqeje dhe një Force Ndërkombëtare Stabilizimi, si dhe shfaqjen e një administrate në Gaza.

Netanyahu pritet të vizitojë SHBA-në javën e ardhshme për t’u takuar me Trumpin dhe kalimi në fazën e dytë pritet të diskutohet gjatë takimit.

Related

Previous Post

Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit

Next Post

Gërvalla: Synojmë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, por duhen edhe votat e opozitës

Next Post
Gërvalla: Synojmë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, por duhen edhe votat e opozitës

Gërvalla: Synojmë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, por duhen edhe votat e opozitës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.