Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare, Duda Balje nuk pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse fillimisht kishte paqartësi rreth mundësisë së sigurimit të një ulëseje, të dhënat e fundit tregojnë se partia e saj, Socialdemokratët Unitarë (SDU), me 2,395 vota në nivel vendi, nuk arrin pragun e nevojshëm për përfaqësim parlamentar.
E pyetur më herët nga Insajderi për mundësinë e saj për t’u bërë deputete, Balje ishte shprehur shkurt se “për momentin po”, megjithatë rezultatet preliminare nuk e konfirmojnë këtë skenar.
Rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të vulosin përfundimisht përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës./Qendra.INFO

