Pas përfundimit të numërimit të 100 për qind të rezultateve preliminare, subjekti politik SDU (Social Demokratska Unija) ka arritur të sigurojë mandat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke konfirmuar Duda Baljen si deputete edhe për katër vitet e ardhshme.
Fillimisht, gjatë publikimit të rezultateve preliminare dhe projeksioneve të para, ishte raportuar se Duda Balje rrezikonte të mbetej jashtë Parlamentit, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave. Megjithatë, pas numërimit të plotë të votave,rezultati tregon se Duda Balje ka tashmë mandatin e siguruar të deputetes.
Sipas të dhënave zyrtare, SDU ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për përfaqësim parlamentar, duke garantuar kështu vazhdimësinë e mandatit të Baljes në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditët në vijim.
/Qendra.INFO

