Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Pejës, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.
Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 15:10, pasi ishte vërejtur se nga vila nr. 03 nuk ishte dëgjuar asnjë zë që nga mbrëmja e 29 dhjetorit 2025. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore, të cilat pas kontrollit të objektit kanë konstatuar se brenda ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, pa shenja jete.
Njësia e Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e të dy personave, ndërsa Sinjali.com raporton se njëri nga viktimat është Endrit Lajqi.
Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rastin. Trupat e pajetë janë dërguar për ekzaminime të mëtejme, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.
